Serbia kërkon lobistë për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se Serbia duhet të angazhojë lobistë sa më shpejt që të jetë e mundur, siç ka thënë “për të mbrojtur interesat e Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Qëllimi duhet të jetë qasja tek vendimmarrësit, apo tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në mënyrë që të kemi mbështetjen e tij për një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Dhe për këtë ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Ai ka theksuar se tani, deri në 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobimi me agjencitë amerikane dhe se është e qartë se në epokën moderne, shtetet funksionojnë në atë mënyrë. “Çështja është se e gjithë kjo të jetë transparente dhe i thashë Aleksandar Vuçiqit se është një gabim që ne nuk kemi dikë që të lobojë për ne”, tha Daçiç. /Telegrafi/