A ka lidhje kupola e PD me 613 kg kokainë? Ja përgjigja e Sali Berishës...

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj mbrëmjen e sotme deklarimeve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, sipas të cilëve me 613 kg kokainë kanë lidhje me kupolën e PD-së.

Berisha theksoi se pasi opozita akuzoi Olsi Ramën si pritësin politik të drogës, që kaparin e ka çuar Vangjush Dako dhe Çela i OSHEE-së, këta bënë këtë tjetrën.

“Pronari i firmës i përket një familjeje që ka qenë kundërshtare e Sali Berishës. i Ati i tij ka krijuar Partinë Komuniste pas viteve ’90, xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së së Tropojës.

Tani çfarë tha Edi Rama dy javë më parë? Rama tha se do të shihni ju se kush nuk e hetoi drogën? Dhe çfarë bëri shkarkoi Besim Hajdarmatajn, ndërkohë që dosjen e kishte Olsi Çela, njeriu më i dashur i Ramës, dhe pavarësisht kësaj ai nuk e kishte mbyllur dosjen”, theksoi Berisha.