Berisha: Prokuroria vegël e Ramës, ja pse Tahiri dhe Xhafaj ...

Prokuroria si kurrë më parë është vegël e Edi Ramës. Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme, duke shtuar se Saimir Tahiri duhej të ishte atje ku e ka vendin, jo të bënte pushime në shtëpi.

“Thonë që kanë ardhur të dhëna shumë më të tmerrshme, por Tahiri nuk shkon atje ku duhej të ishte, pasi Rama është peng i tij”, tha Berisha në studion e Abcneës.

Berisha tha se prokuroria sot është në dorën e Kryeministrit Edi Rama si kurrë më parë, është shndërruar në vegël të tij, i cili në anën tjetër është shndërruar në vegël të krimit dhe drogës.

“Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet, me lojrat e fatit, por pasuritë e tij nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj.

Po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e tw vëllait dhe ka falsifikuar ligjin.