ZYRTARE/ Ancelotti trajneri i ri i Napolit

Carlo Ancelotti është zyrtarizuar trajneri i ri i Napolit.

Tekniku italian dhe ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura, si; Milan, PSG, Chelsea dhe Real Madrid ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e Napolit.

Ancelotti tifozëve blu i ka premtuar titullin kampion për sezonin e ri. Po ashtu, italiani i ka kërkuar presidentit De Laurentis disa transferime të mëdha.