FOTO/ Era Istrefi na shuan kuriozitetin, ja si do duket në klipin e këngës së Botërorit 2018

Nuk ka më asnjë dilemë, Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës së Botërorit 2018, dhe kjo është një plus shumë i madh për shqiptarët.

Të gjithë po e presin me padurim këngën, dhe përgatitjet kanë nisur. Por Era si aktive që është në Instagram, nuk mund të mos ndante me ne një copëz nga projekti i saj gjigant.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet tepër seksi e veshur me pantallona të shkurtra të zeza, që i tregojnë pjesën e poshtme të vitheve.

Gjithashtu Era ka veshur një palë sandale të zeza me një pupël të gjatë në pjesën e pasme të këmbës dhe ka pozuar për të gjithë ndjekësit e saj, duke sqaruar në përshkrimin e fotos se kjo do të jetë pamja e saj seksi në Botëror.