A do ti bashkohen shqiptarët kauzës së opozitës? Ja çfarë thotë Alfred Peza në Syri.net

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, gazetari dhe analisti Alfred Peza, ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili nëse shqiptarët do ti bashkohen thirrjes së opozitës për protestën e 26 majit, ku këtë herë ka një kauzë të fortë që është audiopërgjimi që lidh vëllain e Fatmir Xhafajt, Peza tha se është në të drejtë të qytetarëve të protestojnë.

Për sa i përket debatit mazhorancë-opozitë në lidhje me vërtetësinë e audiopërgjimit, Peza tha se këtë e vendos prokuroria.

‘Për opozitën janë arsye normale që vetë lidershipi i saj dhe grupi parlamentar janë më të shumta për p[popullin opozitar, arsye që sipas saj janë të drejta.

Ka dy qëndrime lidhur me audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, ku opozita pretendon se ka të drejtë, por kemi dhe një qëndrim kundër ky kryeministri dhe mazhoranca thotë se nuk ka të drejtë.

Por ne duhet t’ia lëmë drejtësisë që të gjykojë, dhe e vërteta politika dhe e vërteta juridike nuk janë gjithmonë të njëjta.

Kjo ëhstë prova reale e prokurorisë, pë të treguar paanësinë profesionalizmin dhe shpejtësinë e dhënies së përgjigjes, ku janë përfshirë shumë palë të cilat duan të dinë se kush ëhstë e vërteta.

Ka vetëm një problematikë, që këtij audiopërgjimi nuk po i del askush për sot. Kemi zotin Albert Veliu i cili thotë që se kam bërë unë audiopërgjimin, kemi dhe gazetarin Olldashi i cili thotë që nuk kam qenë aty kur është bërë audiopërgjimi.

Prandaj duhet një veprim sa më i fortë i prokurorisë.

Ka një qasje interesante në Shqipëri për sa i përket organeve të drejtësisë. Politika në Shqipëri në këto 27 vite në raport me prokurorin ka qenë sipas humorit të çështjeve që janë gjykuar. Por tani ëhstë momenti që prokuroria të tregojë të vërtetën.

Unë gjykoj që në demokraci gjërat nuk janë çështje sasie por çështje cilësia. Por masiviteti i pjesëmarrjes së njerëzve tregon se kazua është më e përqafuar. Por të shohim se sa ajo pjesëmarrje do të jetë në harmoni me aksionin opozitar’, u shpreh Peza.