Detyra e vështirë që e pret Princ Harry-n pas dasme

Stresi i martesës mbaroi, por Prince Harry ka edhe një detyrë tjetër.

Dhe këtë do ta bëjë pa u nisur në muajin e mjaltit. Ai do të udhëtojë drejt Meksikës për të vizituar vjehrrin, babanë e Meghan Markle.

Katie Nicholl nga Pallati Mbretëror tha për Entertainment Tonight, se çifti kishte planifikuar një udhëtim përpara muajit të mjaltit në Afrikë, pasi kjo ishte gjëja e parë që Prince Harry dhe Meghan dëshironin të bënin, të vizitonin Thomas Markle pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër. Ky do të jetë takimi i parë i princit me vjehrrin dhe sigurisht emocionet nuk do të mungojnë.