Ja data kur Ancelotti do të zyrtarizohet si trajner i Napolit

Carlo Ancelotti pritet që të zyrtarizohet si trajner i Napolit me 1 qershor, pasi situata me Maurizio Sarrin është zgjidhur.

Ish-trajneri i Milanit ka rënë dakord të marrë përsipër skuadrën nga “San Paolo” pasi u shkarkua nga Bayerni në fillim të sezonit që e lamë pas.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për vit të tretë, me vlerë rreth 6.5 milionë euro në sezon.

Stafi i tij do të jetë djali i tij Davide, dhëndri Mino Fulco, trajneri i stërvitjes Giovanni Mauri dhe djali i tij Francesco.

Kontrata do të fillojë më 1 qershor dhe nuk do të ketë njoftim zyrtar deri atëherë, sepse Sarri ka një klauzolë lirimi prej 8 milionë eurove e cila është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.