Vasili: Rama me gënjeshtrën e tij i nxorri bojën prokurorisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po gënjen lidhur me verifikimin që thotë që ka bërë për audio-përgjimin.

Vasili në një postim në rrjetet sociale shkruan se qeveria nga që s'ka asnjë dyshim, e bën kryeministrin të gënjejë dhe të thotë që gjoja e ka bërë ai vetë verifikimin, duke i nxjerrë bojën prokurorisë.

“Për audiopergjimin nuk dyshon as qeveria, por për çudi dyshojnë ca të tjerë....

Për audiopërgjimin nuk dyshon fare qeveria dhe ky është fakt.

Ca të tjerë...dyshojnë. Po këta ç'kanë.

Qeveria nga që s'ka asnjë dyshim, e bën kryeministrin të gënjejë dhe të thotë që gjoja e ka bërë ai vetë verifikimin, duke i nxjerrë bojën prokurorisë dhe duke thënë që:

1.nuk e tregon dot agjensinë ku ka bërë verifikimin.

2.Nuk tregon dot kush ja dha audiopërgjimin origjinal.

3.Nuk tregon dot kush e pagoi verifikimin.

4.Nuk tregon dot pse filloi hetimin kur qeveria e tij është nën hetim.

5.Nuk tregon dot pse shkel kushtetutën dhe shkel me këmbë reformën në drejtësi dhe bën hetime paralele si sigurimi i shtetit para viteve 90'.

Këto jane të vërtetat që kryeministri i ka pranuar. Vetem ca të tjerë....që nuk ndodhen fare në qeveri nuk i pranojnë dot.

Po ç'kanë këta që marin mbi vete me kaq zell hallin e kryeministrit....sigurisht një hall e kanë.

Të presim e të shohim...”, shkruan Vasili në rrjet.