Princi ka një detyrë më të rëndësishme, të takojë vjehrrin për herë të parë

Para se të nisen në muajin e tyrë të mjaltit, duket se çifti i sapomartuar ka një detyrë tjetër më të rëndësishme! Të udhëtojnë drejt Meksikës për të vizituar babain e Meghan Markle. 

Katie Nicholl nga Pallati Mbretëror tha për Entertainment Tonight, se çifti kishte planifikuar një udhëtim përpara muajit të mjaltit në Afrikë, pasi kjo ishte gjëja e parë që Princi Harry dhe Mrkle dëshironin të bënin, të vizitonin Thomas Markle pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër. 
Ky është takimi i parë i Princit Harry me vjehrrin e tij, ndërsa Markle sigurisht nuk ka refuzuar të takojë të atin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi dhe ajo ka qenë e shqetësuar për shëndetin e tij.