FOTO/ Super formacioni i mungesave të Spanjës që nuk do luajnë në Botëror

Kombëtarja e Spanjës ka publikuar ditën e sotme listën përfundimtare me 23 emrat që do të udhëtojnë drejt Rusisë ku do të zhvillohet Kupa e Botës.

Trajner i kombëtares La Roja, Julen Lopetegui ka lënë jashtë kësaj liste shumë futbollistë të njohur, që në të kaluarën kanë dhënë shumë për Spanjën.

Në portë, Lopetegui ka lënë jashtë portierin e Villarrealit, Sergio Asenjo, i cili ka pasur një super sezon me skuadrën spanjolle.

Në mbrojtje, mungojnë emra të njohur si Hector Bellerin, Javi Martinez, Marc Bartra dhe Marcos Alonso.

Edhe në repartin e mesfushës mungojnë yje të mëdha si Cesc Fabregas, Juan Mata, Sergi Roberto, Asier Ilarramendi, por edhe Ander Herrera.

As në sulm nuk mungojnë yjet, pasi në Rusi nuk do të jenë Alvaro Morata, Jose Callejon, Vitolo, Pedro dhe Suso.