Kapet sasi e madhe droge, sekuestrohen 1.2 tonë marijuanë

Një sasi prej 1.2 ton marihuanë janë sekuestruar në qarkun Diyarbakir të Turqisë.

Droga u sekuestrua në kuadër të një operacioni anti mafia që u zhvillua në këtë zonë.

Droga u gjet në 26 pika të ndryshme.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e guvenatorit të Diyarbakirit thuhet se operacioni i nisur që prej të enjtes ka përfunduar.