", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Sapo u shpall kampione, autobusi i klubit të njohur përfshihet nga flakët

Festa shumë lehtë ka mundur t’i kthehet në fatkeqësi skuadrës serbe të Crevena Zvezdas.

Kjo skuadër, sot arriti të shpallet kampione në Serbi pas fitores 5:1 ndaj Vozdovac.

Më e keqja gjatë kësaj feste, ndodhi në momentin e aksidentimit të autobusit.

Për lojtarët, ishte përgatitur një autobus i hapur për të festuar titullin me tifozët.

Mediet serbe shkruajnë se në momentin e aksidentimit, të gjithë lojtarët mbanin në duar fishekzjarre, të cilët kontribuan në shpërthimin në flakë të autobusit.

Për t’i shpëtuar më të keqes, lojtarët janë hedhur për në tokë nga ajo lartësi.