‘…Të majtët, e sulmojnë hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem…’

Në një shkrim të NYT me titull “Izraeli dhe evangjeslistët, një aleancë në rritje” tregohet për lidhjet e ngushta të evangjelistëve që jetojnë në SHBA me Presidentin Trump dhe rolin e tyre për të bindur Presidentin e SHBA për vendimin e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Dy personazhe të rëndësishme nga komuniteti evangjelist kane marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Konkretisht:

Robert Jeffress, pastor qe i mbajti lutjen ne ceremonine e hapjes se ambasades se SHBA ne Jeruzalem; Ai ndër të tjera paralajmëroi: “Ju nuk mund te sigurte vetëm se jeni hebrenj”. Robert Jeffress tha se kishte një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e presidentit Ivanka dhe me bashkëshortin e saj, z. Kushner, të cilët janë hebrenj ortodoksë.

‘Unë i numëroj ata si miq, dhe unë e di se ata më llogarisin si një mik’, tha ai.

“…S’është sekret që e majta e urren veprimin për të njohur Jerusalemin si kryeqytet, dhe ata do ta sulmojnë atë nga çdo kënd që munden’ shtoi ai. ‘Kjo në fakt është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të diskredituar Presidentin Trump, por të jeni të sigurtë se kjo nuk ka asnjë efekt’.

John C. Hagee, televangjelist i cili beri bekimin ne mbyllje te ceremonise; Ai tha: “Holokausti ishte pjesë e planit te Zotit për të kthyer hebrenjtë në Izrael. “

David M. Friedman, ambasadori amerikan në Izrael, i cili kryesoi ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem, tha se evangjelistët ‘e mbështesin Izraelin me zell dhe përkushtim shumë më të madh se shumë të tjerë nga bashkësia hebraike’.

Ambasadori Friedman tha se i kishte ftuar z. Jeffress dhe z. Hagee sepse ‘ata janë dy nga udhëheqësit më të ndjekur të bashkësisë evangjeliste dhe kam dashur të nderoj komunitetin evangjelist sepse ata kanë qenë shumë konstruktiv me ndihmën që na kanë dhënë për të hapur ambasadën e SHBA në Jeruzalem’.

‘Ju që po drejtoni Izraelin, keni nevojë për miq, keni nevojë për aleanca, keni nevojë për të mbrojtur popullin tuaj’, tha ambasadori Freedman në një intervistë.

Syri,net/ 19 maj 2018