Chelsea fiton FA Cup, mposht në finale United

Chelsea ka fituar FA Cup për herë të tetë në histori.

Londinezët mposhtën në finale skuadrën e Manchester Unitedit me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm që ia siguroi Chelseat trofeun e parë për këtë sezon e shënoi Eden Hazard nga pika e bardhë e penalltisë.

Chelsea ka humbur të shënonte edhe një herë rreth 15 minuta para përfundimit të takimit, por Marcos Alonso nuk arriti të mposhte De Gean.

Skuadrës së Jose Mourinhos iu anulua një gol i parregullt, pasi Alexis Sanchez shënoi në pozicion jashtë loje.

Jose Mourinho me United e mbyll këtë sezon pa trofe.

Chelsea është barazuar me Tottenhamin me nga 8 trofe të FA Cup, dhe vetëm Manchester United (12) dhe Arsenali (13) kanë më shumë.