Nesturi: Politika dhe krimi po i nxijnë imazhin Shqipërisë në Europë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar se është klasa politike ajo që po ia nxin faqen Shqipërisë në Europë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, Nesturi tha se gjatë kuaj kohe, shtimi i krimit në vend dhe mos reagimi i politikës, po krijojnë një imazh shumë t keq të Shqipërisë në Europë.

‘Hapja e negociatave na intereson të gjithëve. Por ne po i djegim të gjitha etapat vetë. Unë nuk them se njëri apo tjetri lufton më shumë or të arritur këtë apo jo, kjo nuk bëhet me fushatë por me rezultate. Cila është fytyra jonë para Europës? Nuk po flasim vetëm për disa rezultate të kushteve që vënë ata. Në gjithmonë kemi operuar vetëm. Tashmë ndërkombëtarët po thonë që çështja nuk janë ligjet, por zbatueshmëria e tyre. Por çështja e shtimit dhe eksportimit të krimit në Europë, është një imazh shumë i keq për vendin tonë’, tha Nesturi.