VIDEO-FOTO/ Deklaratat mbi Messin që do ‘tërbojnë’ tifozët e Barçës

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës ‘nuk udhëheq dot ekipin’.

‘Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët.

Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin’, deklaroi ‘Coco’ Basile për ‘Infobae TV’.

Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin.

‘Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo’, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994.