Berisha: Dëshmia e Albert Veliut është shndërruar në një fantazmë për Xhafën
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj sot para gazetarëve, si deklaratë frike.
Me anë të një statusi në Facebook, Berisha thekson se sot u pa qartë se dëshmitari Albert Veliu i ka futur frikën deri në palcë ministrit Xhafa.
Postimi i ish-kryeministrit Berisha:
Xhafës së drogës i duket si fantazmë dëshmitari Albert Veliu, bashkëbiseduesi me vëlla Geronin!
Miq, dëshmitari Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës së drogës! Kështu, sot i pyetur nga gazetarët për dëshminë nukleare të Albert Veliut për trafiqet e vëlla Geron-Agron Xhafës, ai u përgjigj se Alberti është virtual pra fantazëm dhe jo real. Kjo dëshmon se Fatziu vuan tani nga haluçinacione dhe se dëshmia e Albert Velisë është shndërruar në një fantazmë që nuk po i ndahet për asnjë sekondë.
Xhafa i drogës dhe kryekumbar Rama janë në grahmat e fundit, t’i flakim sa më parë! sb