Protesta e 26 majit/ Duka thirrje me vargjet e Nolit: I vogli shtrin viganin, i shtypuri tiranin...

Kreu i PAA-së Agron Duka, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën e 26 majit për të larguar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn.

“Se i vogli shtrin viganin. Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! Protesto më 26 Maj”, shkruan Duka në faqen e tij zyrtare të Facebook, duke iu bërë thirrje qyetarëve me vargjet e Fan Nolit.

Opozita e bashkuar vendosi sot që të protestojmë më 26 maj para kryeministrisë, ndërsa qëllimi i protestës do të jetë largimi i Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm.