Arbitri i finales Bayern-Eintraht Frankfurt rrëfen: Dikur kapja topat në stadium

Feliks Zvajer është arbitri i finales së Kupës së Gjermanisë midis Bayernit dhe Frankfurtit.

E veçanta në këtë mes është jo vetëm se ai jeton në Berlin dhe ditën e ndeshjes ka ditëlindjen, por fakti se ka qenë edhe një herë tjetër në një finale të kupës, por jo si arbitër.

“Ndeshjen e parë finale që kam qenë prezent në stadium, kapja topat”, u shpreh Zvajer në faqen zyrtare të Federatës Gjermane.

Zvajer cilësohet si nga arbitrat më të mirë të Bundesligës, kur këtë sezon ka gjykuar shumë takime të rëndësishme.

Ai do të jetë së bashku me Feliks Bryzh dhe dy asistentët e tij në Botërorin e Rusisë si ndihmës i tij në sistemin “VAR”, ku do të qëndrojë jashtë fushës së lojës.