FOTO/ Titulli i këngës së shqiptares në banderolën e tifozëve të Liverpoolit për finalen

Tifozët e Liverpoolit njihen për dashurinë e tyre ndaj klubit legjendar anglez, dhe në finalen që do të zhvillojnë ndaj Realit në Champions League, po mundohet të mbështesin në çdo formë lojtarët e tyre.

Banderola që ka krijuar njëri prej tyre, përmban edhe tekstin e këngës më të fundit të këngëtares shqiptare, Dua Lipa, e cila do të performojë edhe në ceremoninë hapëse të kësaj finaleje, në Kiev.

“Vetëm një puthje mjafton”(One Kiss is all it takes), është titulli i këngës së publikuar së fundmi nga Dua Lipa, në bashkëpunim me DJ-in e njohur, Kalvin Herris.

Në foto shihet kapiteni legjendar Stiven Gerard, teksa puth trofeun e fundit të fituar nga Liverpooli në Champions, atë të sezonit 2005.