FOTO/ ‘16 vite pa ty...!’, përlot këngëtarja shqiptare

Valbona Mema është prej kohësh një nga këngëtaret më të dashura për publikun me këngët e saj popullore.

Por këtë radhë, ajo ka prekur jo pak me dedikimin e përzemërt që ka bërë për bashkëshortin e saj që u nda nga jeta 16 vite më parë.

Me anë të një postimi në Instastory, Valbona Mema kujton se si sot ai do të festonte ditëlindjen.

“Sot ditëlindja jote dashuria e jetës time, babai i fëmijëve të mi. I paharruar kujtimi për ty, shpirti i shpirtit tim”, ka shkruar ajo mbi foto.