FOTO/ Joni Gjebrea feston ditëlindjen, kështu e urojnë Arditi dhe e fejuara Merlin!

Djali i kantautorit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, Joni feston sot ditën e lindjes.

Nuk kanë munguar në rrjete sociale urimet nga Arditi si dhe nga e fejuara e Jonit, Merlin. Gjebrea ka publikuar një tortë, në të cilën ndodhet portreti i të pestë anëtarëve të familjes.

Ndërkohë Merlin i ka bërë Jonit një dedikim mjaft të ëmbël dashurie ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mashkullit që kam gjithnjë në zemrën time. Të dua,”-përfundon Merlin.

Joni vetë ka publikuar një foto kur ishte i vogël duke u bërë kështu nostalgjik në ditën e tij të lindjes.