Plas ironia në rrjet/ Rama nuk gjen ministër imun ndaj drogës...

Kryeministri Edi Rama ndodhet nën akuza publike për shkak se ministrat e Brendshëm të emëruar prej tij, ndodhen nën akuzë për trafikun e drogës.

Në rastin e Saimir Tahirit, gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për trafikun  drogës së Habilajve, ndërsa Fatmir Xhafaj akuzohet se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron Xhafaj, i dënuar nga Gjykata e Kasacionit në Itali për trafik droge.

Por veç akuzave publike ndaj Ramës, duket se edhe në rrjetin social ka plasur gallata me Kryeministrin.

Në rrjet qarkullojnë foto të Ramës të veshur me një kostum me shenjën e kanabisit, si për të treguar se Kryeministri nuk është në gjendje jo vetëm të gjejë ministra të papërfshirë me drogën, por edhe vetë është arkitekti i saj.