", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Zbulohet kush i urdhëroi tifozët të dhunonin lojtarët e Sportingut të Lisbonës

Sulmi i ndodhur disa ditë më parë në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku u plagos në kokë sulmuesi Bas Dost, dyshohet se ka lidhje me presidentin e klubit Bruno de Karvajo.

Sipas asaj që raporton “A Bola”, trajneri i Sportingut, Jorge Zhezus, disponon prova të përfshirjes së Karvajos në ngjarjen e ndodhur.

Situata duket tepër e rëndë të skuadra e portugeze dhe bordi i klubit ka kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Disa kohë më parë, Karvajo postoi një letër të zjarrtë në Facebook, drejtuar lojtarëve dhe i akuzonte ata për mos impenjim maksimal.

Pas kësaj letre, dyshohet se sulmi i një grupi tifozësh në qendrën stërvitore ka si protagonist presidentin e Sportingut, i cili urdhëroi ultrasit të godasin lojtarët dhe stafin e skuadrës të tij.