Gazetari Maho në Syri.net: Rama kërkon ministra të shantazhueshëm

Gazetari Armand Maho, në studion e “SYRI.net” tha se si ka mundësi që Partia Socialiste nuk ka një njeri me integritet që të drejtojë Ministrinë e Brendshme.

Maho theksoi se sigurisht që ka, por Edi Rama kërkon njerëz të shantazhueshëm.

“Qeveria është bërë si çunat e lagjes që mblidhen dhe ndajnë postet. Dy ministra të brendshëm që dalin të lidhur me trafikun e drogës dhe ai i mbron me të gjitha bataret. Edi Rama e ka një hall, çështja është çfarë halli ka”, tha Maho.

Sipas tij, hapjen e negociatave e pengon Tahiri dhe Xhafaj dhe si mund të pretendohet integrimi në BE kur dy nga ministrat e Brendshëm të tij janë të lidhur me trafikun e drogës.