Gazetari Hoxha në SYRI.net: Ju tregoj fundin e Fatmir Xhafës...

Gazetari Poli Hoxha, duke u ndalur te precedentët e mëparshëm të Kryeministri Rama me personat e implikuar në aktivitete kriminale që i mbështeti politikisht, foli për ministrin Xhafaj.

Rama “do e lëshojë edhe Xhafën”, tha Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve të “SYRI.net”.

“Ai incident për Ramën të cilën nuk e kapërceu dot, demontoi gjithë retorikën e sotme. Kolegia jonë bëri një pyetje shumë të thjeshtë.

Pyetja ishte shumë e thjeshtë nuk paska Shqipëria një Minitri të Brendshëm të pa implikuar. Sjellja e Edi Ramës shpjegon se ai nuk ka asnjë arsye tjetër përse e mban Fatmir Xhafën, përveç arsyeve që pati kur mbajti deri në fund Mark Frrokun, Saimir Tahirin, të cilët në fund i lëshoi, kështu do e lëshojë edhe Xhafën.

Nuk mundesh ti të mbash Ministër të Brendshëm, një njeri që ka vëllanë në burg për drogë”, tha ai.