Lazio këshillon tifozët për ndeshjen me Interin

Klubi i Lazios ka deklaruar se “Olimpico” do të jetë i mbushur plot për ndeshjen që vendos kualifikimin në Champions League ndaj Interit.

Të kaltrit do të sigurojnë një vend në fazën e grupeve të Champions League nëse nuk humbasin në mbrëmjen e së dielës ndaj zikaltërve.

Është raportuar gjatë javës se milanezët do të merrnin 12.000 vende për ndeshjen e kryeqytetit, dhe tani vendasit kanë konfirmuar se edhe biletat e tyre janë shitur të gjitha.

“Atmosfera e stadiumit do të jetë e mrekullueshme të dielën, një spektakël i madh,” është shprehur menaxheri i marketingut të Lazios.

“Biletat janë shitur të gjitha. Gjithashtu tifozët këshillohen të vijnë një orë më përpara se zakonisht”.