Më në fund Starova arrin fitoren e parë në Kosovë me Feronikelin

Pas 6 barazimesh dhe 1 humbjeje, më në fund ka ardhur fitorja e parë e trajnerit Sulejman Starova në Superligën kosovare.

Skuadra e tij, Feronikeli, ka arritur të sigurojë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit nga Shqipëria, duke mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultatin 0-3, në takimin e fundit të kampionatit.

Me fitoren e sotme, Feronikeli ndodhet momentalisht në vendin e 5-të, ndërsa janë për tu luajtur edhe ndeshje e tjera.

Sfida tjetër e zhvilluar ditën e sotme, ajo mes Trepça 89’ dhe Vllaznisë Pozheran përfundoi me rezultatin tenistik 6-1.

Skuadra e Gugash Maganit, u tregua e pamëshirshme ndaj vendit të fundit të renditjes, duke u ngjitur në vendin e tretë.