Renditja e re e FIFA-s/ Ja çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën

FIFA ka shpallur renditjen e Kombëtareve për muajin maj. Kuqezinjtë e Christian Panuccit renditen në vend të 56-të.

Shqipëria nuk ka patur impenjime, duke mos luajtur ndeshje zyrtare apo miqësore, kështu që nuk ka patur ndryshim nga renditja e mëparshme.

Edhe Kosova nuk ka zhvilluar ndeshje, kështu që nuk pa ndryshua asgjë në renditje. Përfaqësuesja kosovare ndodhet në vend të 152-të.