Conte flet para finales me Manchester United: Do jetë një ndeshje taktike

Antonio Conte dëshiron ta përfundojë sezonin aspak të mirë të Chelseat duke triumfuar në FA Cup, aty ku do të përballet me Manchester United.

“Kemi mundësi që të fitojmë një tjetër trofe, do të ishte një arritje fantastike për lojtarët, tifozët dhe klubin nëse e fitojmë trofeun e FA Cup”, tha Conte.

“Por, për ta fituar këtë titull, duhet të luftojmë kundër një ekipi shumë të mirë që gjithashtu dëshiron ta mbyllë sezonin me trofe”, shtoi ai.

“Do të jetë ndeshje taktike, e vështirë për të dyja skuadrat, me rëndësi është që ta menaxhojmë siç duhet dhe në fund të dalim fitues”, përfundoi tekniku i bluve të Londrës.

Finalja e FA Cup mes Chelseat e Manchester United do të zhvillohet të shtunën (nesër) në “Wembley” në orën 18:15.