Neymar te Reali? Zidane: Prisni 10 ditë dhe do...

Gjithmonë që del në konferencë për mediat është e pamundur që Zidane mos pyetet për një transferim të mundshëm të Neymarit drejt “Santiago Bernabeu-t”.

Së fundi tekniku francez kishte një tjetër përgjigje misterioze duke theksuar se kanë ngelur edhe 10 ditë nga çelja e dritares së transferimeve.

Pas asaj që tha Messi, a mendoni më shumë për të nënshkruar Neymar?

“Neymar, ka dy ndeshje, pastaj flasim për atë që dëshiron”, tha fillimisht ai.

"Unë nuk jam duke folur për lojtarët që nuk janë këtu dhe kjo është e gjitha. Janë edhe 10 ditë nga fundi i sezonit dhe çelja e merkatos së transferimeve. Atëherë do të flasim nëse dëshiron që të transferohet te Reali apo jo. Tani nuk është momenti”, përfundoi Zidane.