Aksidenti, makina përplas për vdekje 18 vjeçarin


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Çerrravë në Pogradec. Makina ka pëplasur për vdekje një 18 vjeçar duke i marrë jeten.

Makina tip “Benz” me targa AA009JJ sipas policisë drejtohej nga shtetasi K.P, banues në Korçë.

I riu me inicialet A.H ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur është përplasur nga makina.

Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe se po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.