Pas Buffonit, ‘ylli’ i skuadrës e konfirmon largimin nga Juventusi

Kwadwo Asamoah ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi.

Pas gjashtë viteve me Juventusin, ku fitoi gjashtë herë Serinë A, Kwadwo Asamoah ka treguar se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

 “Edhe pse Juventusi më ofroi kontratë të re, me gjithë respektin – doja që të vazhdoja diku tjetër”, tha Asamoah që pothuajse ka qenë zgjedhja e dytë në Torino.

“Do të jetë shumë e vështirë për mua që në të ardhmen të luajë kundër Juventusit, por më është dashur të marrë këtë vendim edhe në të mirë të familjes sime gjithashtu dhe shpresoj që tifozët do të më kuptojnë dhe do ta pranojnë këtë vendim”, shtoi ai.

“Kam luajtur në Juventus me shumë legjenda dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë në një gjeneratë të artë, do të më mungojnë të gjithë”, shkroi ai.