Formacioni i jashtëzakonshëm me lojtarët pa kontrata në fund të sezonit

Pas pak ditës do të përfundojnë kampionatet e futbollit në të gjithë Europën.

Finalja e Champions Leagues mbetet për tu zhvilluar fundjavën e ardhshme, dhe kjo do t’i ulë perdet e një tjetër sezoni fantastik.

Në vij me rregullat e reja të FIFA-s, afatet e transferimeve janë hapur më herët para Kupës së Botës duke u lejuar klubeve që zyrtarisht të transferojnë lojtarë para se të fillojmë kompeticioni në mesin e qershorit.

Disa klube do të jenë të zëna duke u munduar tu ofrojnë kontrata të reja lojtarëve ekzistues duke shpresuar se do t’i bindin të qëndrojnë në klub.

Mirëpo, koha po kalon shpejtë dhe, nëse ata nuk kanë nënshkruar kontratën e re deri tani, duket shumë e mundur që ata të largohen me parametra zero pasi tu përfundon kontrata.

Si rezultat, kemi përpiluar një 11-she me lojtarët që aktualisht pritet të jenë të lirë:

Portier: Gianluigi Buffon

Mbrojtës: Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli, Kwadwo Asamoah

Mesfushorë: Emre Can, Marouane Fellaini, Hatem Ben Arfa, Jack Wilshere, Yaya Toure

Sulmues: Fernando Torres, Mario Balotelli.