Interi kërkon të ‘blindojë’ Icardin, propozohet rritja e pagës

Inter janë gati t’i ofrojnë Mauro Icardit një kontratë të re me vlerë 8 milionë euro në vit, dhe me një klauzolë lirimi të vendosur prej 180 milion euro.

Nerazzurët dëshirojnë që nënshkruajnë kontratën e re pasi së fundmi sulmuesi argjentinas po kërkohet nga klube të mëdha si: Real Madrid, Bajerni i Mynihut, Chelsea dhe Manchester United, shkruan "Football-Italia", raporton SYRi.net.

Sipas FCInterNeës, klauzola e lirimit të lojtarit do të rritet nga 120 milion në 180 milion euro.

Nëse Inter mungon sërish në Ligën e Kampionëve, atëherë e ardhmja e Icardi do të jetë në dyshim pasi ambiciet e tij janë më të mëdha.