FOTO/ Marseille-Atletico Madrid, ja si do rreshtohen ekipet në finalen e Europa League

Do të luhet mbrëmjen e sotme finalja e Ligës së Europës mes Marseille dhe Atletico Madrid, shkruan SYRI.net.

Francezët nuk kanë arritur asnjëherë ta fitojnë trofeun e Euripa League, por kujtojmë se kanë triumfuar para 25 vitesh në Champions, duke mundur në finale Milanin.

Nga ana tjetër, Atletico Madridit, pasi ka humbur dy finale të Ligës së Kampioneve me Real Madridin (2014 dhe 2016), do të kërkojë “ngushëllimin” te “Kupa e vogël”.

Përballja mes francezëve dhe spanjollëve do të luhet në stadiumin e Lyonit në orën 20:45 dhe tashmë janë gati formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.