Samiti i PPE në Sofje/ Ja çfarë pritet të kërkojë kreu i PD-së

Kreu demokrat Lulzim Basha do të udhëtojë drejt Sofjes ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, që do të zhvillojë punimet të mërkurën.  

Burime nga PD bëjnë të ditur se kreu demokrat do të kërkojë mbështetjen e PPE-së, grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu mësohet se kreu demokrat pritet të ketë disa takime me personalitetet pjesëmarrëse në këtë Samit.