Milani përcakton çmimin për shitjen e Donnarummas

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

“Gazzetta dello Sport” raporton se “Rossonerët” kanë caktuar çmimin për shitjen e portierit të talentuar.

Milan kërkon 70 milionë euro për shërbimet e Donnarummas.

Por, menaxheri i Donnarummas, Mino Raiola beson se klienti i tij mund të largohet nga Milan për 30 milionë euro.

Donnarumma spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain.