Trajneri i ri i Vllaznisë prezantohet para ekipit: Do japim maksimumin!

Trajneri i ri i Vllaznisë, Ervis Kraja është prezantuar sot para ekipit.

Ervis Kraja është shprehur se duhet të japin maksimumin për dy ndeshjet e mbetura, ndërsa pranë tij ishte edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, tashmë lufta e fortë do të bëhet për Europën, mes Luftëtarit, Partizanit dhe laçit, ndërsa mbijetesa me shumë gjasa është vendosur me dështimin e Vllaznisë.

Kujtojmë që një ditë pas humbjes me Partizanin, trajneri Ernest Gjoka dha dorëheqjen.