Kryen vizitat mjekësore, Interi tjetër transfertë të madhe

Pas de Vrij, Interi zyrtarisht bën një tjetër goditje në merkato.

Kwadwo Asamoah sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Interit me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Kwadwo Asamoah është larguar nga Juventusi me parametra zero, ndërsa klubi zikaltër ka përfituar duke arritur negociatat me lojtarin.

Ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen testet mjekësore, ndërsa Asamoaha sipas kushtet të kontratës do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.