Shfryhet dosja ‘Ranishtja’, edhe nënkryetari i Bashkisë ‘detyrim paraqitje’

Ka ndryshuar masa e dënimit për nënkryetarin e Bashkisë Lezhe i arrestuar nën akuzën për abuzimin me pronat në Shëngjin.

Enver Hafizit iu ndryshua masa, nga ‘arrest në shtëpi’ në ‘detyrim paraqitjeje’.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Lezhës pas ankimimit të masës së parë nga ana e avokatit.

Në aksionin policor “Ranishtja” u procedua edhe kreu i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj së bashku me 22 persona të tjerë.