Daniel Craig bëhet aktori më i pasur i filmave James Bond

Daniel Craig është James Bond më i pasur që nga krijimi i ekskluzivitetit.

Për herë të parë e ka gjetur veten në listën e ” Sunday Times Rich List”, ku së bashku me bashkëshorten raportohet se ka pasuri prej 141 milionë eurove.

Britaniku nënshkroi një kontratë të vlefshme 113 milionë euro për filmin e 25-të të agjentit të famshëm, i cili e bëri atë ndër pesë aktorët më të paguar në botën e filmit.

James Bond i parë ishte Sean Connery, ku në vitin 2008 fitoi 96 milionë euro, ndërsa pasuria e Pierce Bronsan vlerësohet në 71 milionë euro.

George Lazenby, i cili luajti vetëm në një film, renditet në vendin e katërt me 58 milionë dollarë, ndërsa Sir Roger Moore vitin e kaluar kishte 56 milionë euro.

Selma Hayek është në vendin e parë dhe me bashkëshortin e saj “me vlerë” 5.8 miliardë euro.