Menjëherë sapo merr drejtimin, Mancini: Do rikthej këtë sulmues të madh!

Me të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini konfirmon dy surprizat.

Ai thotë se do të rikthejë Mario Balotellin ndoshta që në miqësoren e parë të Italisë, por theksoi se do të bisedojë me Andrea Pirlon për tu bashkuar me stafin e tij, shkruan “Footall-Italia”, raporton SYRI.net.

“ Jam i emocionuar. Nuk të ndodh në karrierë të jesh trajner i kombëtares së vendit tënd. Dua të flas me Balotellin dhe do ta grumbullojmë. Shpresojmë të shfaq nivelet që ka pasur në kohën e Prandelit”, tha ai.

“Gjithashtu do të bisedoj edhe me Pirlon që të bëhet pjesë e stafit tonë”, u shpreh Mancini.