Dëshmia kyçe e ish zv/ministres së Brendshme, çfarë deklaroi në prokurori Elona Gjebrea

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për më shumë se dy orësh qëndroi në gjykatën e Krimeve të Rënda ku u përball më provat e prokurorisë.

Dëshmia e ish zv ministres Elona Gjebreas ishte një pikë kyçe për hetimet, pasi ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.

Elona Gjebrea e cila asokokohe ishte zv.ministre e Brendshme, për të cilën prokuroria shprehet se ajo ka dhënë fakte të rremë për të, pasi nuk ka sqaruar me detaje se si ka udhëtuar ajo në drejtim të territorit grek, ndërkohë që grekët kanë deklaruar të kundërtën.

Ndërkohë që prokuroria dhe gjykata ka arsyetuar që Saimir Tahiri mund të ndikojë tek dëshmitarët.