Rrëmbyen të miturën për ta abuzuar, flet një nga të arrestuarit: Na ndihmonte në vaditje, flisnim në Fb

Njeri prej tre të rinjve nga Roskoveci, Jorges Dosti, i arrestuari për rrëmbimin dhe tentativën për përdhunim të një vajze të mitur ka deklaruar në Polici sesi nga e njihte 13-vjeçaren.

Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh për ta ndihmuar atë fëmijë në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye em forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur,  në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t'ia arrijnë qëllimit.

Nëna e fëmijës ka deklaruar se “ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”.

Të arrestuar për ngjarjen janë:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç

2.Jorges Dosti, 24 vjeç

3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza:  “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.