Dorëzohen në qeveri ligjet që rregullojnë ushtrinë e Kosovës

Eshtë mësuar se Ministria e FSK-së ka dorëzuar në Qeveri pakon e ligjeve për Ushtrinë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ishte paralajmëruar se Ministria e Forcës dhe Sigurisë do të dorëzojë me 30 prill projektligjin për ushtrinë në Qeveri, ndërsa kjo ka ndodhur vetem sot. Zëdhënsja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka thënë se sot Qeveria ka pranuar “pakon e ligjeve” për ushtrinë. Tani është krejt çështje procedurale se kur kjo pako do të shkojë në Kuvend.

Se kjo çështje mund të përfundojë me ndryshim të ligjit, kishte deklaruar presidenti Hashim Thaçi, gjë që ishte përkrahur nga përfaqësuesit e popullit. Mirëpo, qëndrimi i palëkundur i ndërkombëtarëve që kjo të ndodhë me ndryshim të Kushtetutës, ka bërë që kjo gjë të mos procedohet