Ozil dhe Gundogan foto me Erdogan, Federata Gjermane me 'dorë' të hekurt ndaj tyre

Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar dy yjet e ekipit, Ilkay Gundogan dhe Mesut Ozil pasi këta të fundit kanë bërë foto me kandidatin për President të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Dy lojtarët e lindur në Gjermani por që kanë origjinë Turke i dhanë Erdoganit bluza të firmosura në një event të mbajtur në Londër të dielën.

Gundogan shkruajti: Për presidntim tim të nderuar.

Shumë politikanë Gjermani kanë kritikuar lojtarët, duke vënë në dyshim besnikërinë e tyre ndaj principeve gjermane. "Futbolli dhe DFB mbrojnë vlerat të cilat nuk respektohen në mënyrë të mjaftueshme nga Erdogan.

"Kjo është arsyeja pse nuk është mirë që lojtarët tanë ndërkombëtarë të lejohen të manipulohen për fushatën e tij elektorale. Duke bërë këtë, lojtarët tanë sigurisht nuk kanë ndihmuar punën e DFB-së për integrimin".

Drejtori i DFB Oliver Bierhoff tha: "Asnjeri prej tyre nuk ishte i vetëdijshëm për vlerën simbolike të kësaj fotoje, por në të vërtetë nuk është e drejtë dhe ne do të flasim me ta për këtë".

Në rininë e tij, para se të hyjë në politikë në vitet 1990, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionalisht për një ekip të Stambollit, Kasimpasa.

Pasi është në pushtet prej 15 vitesh, me ndryshimet që bëri në kushtetute Erdogan e ka kthyer Turqinë në vend presidencial ku dhe po garon për të dytën herë për këtë post, por me një ndryshim, tashmë pushtetin e plotë e ka Presidenti.

/Ariglon Pali/Syri.net/