ZYRTARE/ Bajerni rinovon me një tjetër lojtar

Pas Ribery dhe Robben, klubi i Bajernit të Mynihut ka rinovuar kontratën me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Rafinha i cili ka zgjatur edhe për një sezon kontratën me bavarezët, shkruan SYRI.net.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Bajernit e cila shkruan:

“Boja është e tharë, Rafinha ka nënshkruar një marrëveshje të re 1-vjeçare”