Kiara Tito tregon pse nuk funksionon lidhja me Butrintin

Si për çudinë e të gjithëve, moderatorja e njohur Kiara Tito është rikthyer sërish në Top Channel, kësaj radhe si e ftuar në emisionin Pop Culture. Këtë sezon të ri, Kiara është shfaqur në televizionin Klan, me emisionin mjaft interesant "Doktor Plastik".

Edhe pse karriera e saj në ekran duket se po zë vend me emisione të mira, sërish interesimi më i madh i ndjekësve është jeta personale e moderatores. Për Kiarën është përfolur gjërë e gjatë se është në një lidhje me Butrint Imerin.

Dyshja e kanë mohuar vazhdimisht, por sa më shumë e mohojnë ata, aq më shumë përfliten. E pyetur nga Dojna në emision, se përse nuk do të donte të kishte të dashur Butrintin, Kiara është përgjigjur "Sepse është larg, dhe lidhjet në distancë nuk funksionojnë".

Më pas Dojna e ka ngacmuar sërish Kiarën, duke i kërkuar një emër djali në showbiz-in shqiptar me të cilin do të pëlqente të kishte një lidhje. Dhe gjejeni pak se kë ka zgjedhur? Butrintin! Shumë e komplikuar kjo historia e Butrintit dhe Kiarës.../class